Vijojnë kërkimet për trupin e punëtorit në Tropojë

Vijojnë kërkimet për trupin e punëtorit në Tropojë
 

Vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e pajetë të punëtorit që është mbytur në ujërat e lumit Valbonë në Tropojë.

Shtetasi Gentian Zalli, banor i fshatin Begaj të njësisë administrative të Tropojës së Vjetër dhe punonte si punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës.

Ai dyshohet të ketë rënë në lumë, pasi afër bregut u gjet jeleku i punës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 12.50 të ditës së djeshme  në fshatin Valbonë afër ish-turizmit të Valbonës dhe nga hetimet paraprake rezulton se 35 vjeçari banues në Tropojë, ka qenë duke punuar në breg të lumit Valbonë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: