Viti i Ri, me familjen!

Viti i Ri, me familjen!
Personazhet e skenës, ekranit e politikës që zgjedhin të festojnë me familjen.

Krishtlindjet me të tutë, Viti i Ri me kë të duash! Kështu thotë një shprehje italiane. Por kjo nuk i shkon dhe aq përshtat VIP-ave shqiptarë. Si në Krishtlindje, po ashtu edhe në ditët festive në prag të ndërrimit të viteve, ata në masë, zgjedhin familjen, ngrohtësinë e saj, shtëpitë e tyre të zbukuruara me pemë e shkëlqim, ose në mjedise festive me dëborë, si për shembull në Korçën tonë të bukur. Edhe për ato personazhe publikë që nuk shquhen shumë për një prezantim të jetës së tyre private gjatë vitit, fundviti shërben për paqe me veten e një “shpërblim” ndaj familjes për kohën e humbur, teksa ngjiten shkallët e karrierës. Adrola Dushi, modelja më e suksesshme shqiptare, nuk mund të dëshironte më shumë se kaq, - sukses dhe djalin e saj bukurosh pranë. Nuk e ka fshehur ajo mungesën e madhe të tij, teksa vetë vazhdon karrierën në SHBA. Nënë e bijë, të pandara për fundvit, Eli dhe Marina Fara, kanë zgjedhur të jenë bashkë në qytetin më romantik të botës, në Paris. Po ashtu si Eli Fara, një tjetër “single mother” ka zgjedhur familjen, provokuesja Xhesika Ndoj, ka veshur tutat e shtëpisë e ka preferuar të qëndrojë larg zhurmës, me të bijën dhe nënën e saj. Drejt Korçës, aktorja Olta Gixhari, ka mbathur këpucë të gjelbra e një fustan të zi elegant, me një peliçe gri, e ka përqafuar...babanë e saj. Gazetarja Sonila Meço me bashkëshortin dhe vajzën, kanë zgjedhur dëborën në thjeshtësi, duke lumturuar vajzën e tyre të vogël. Vatrën familjare ka zgjedhur edhe familja e re, me bashkëshortin dhe vajzën e vogël, e aktores së humorit, Rudina Dembacaj. Çifti, me shumë thjeshtësi, ka veshur pizhame festive dhe duken se po shijojnë shumë atmosferën festive. Romantikë e të dashuruar, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, janë shtrënguar në një përqafim rrëzë pemës së Vitit të Ri, ndërkohë që Juliana Pasha nuk i ndahet këngës dhe feston në skenë, me veshje të kuqe, bashkë me dashurinë e jetës së saj, bashkëshortin. Pranë fëmijëve të tyre, që tashmë janë bërë qytetarë të rritur, politikania e njohur, Mesila Doda, zgjedh të festojë në mjedisin e shtëpisë, pranë vatrës dhe librave, ndërsa artistja e grimit, Lili Ismaili, ka fluturuar drejt SHBA-ve me djalin dhe vajzën e saj, për disa kohë pushim familjar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: