Vlera e kombëtareve më të mira, kryeson Brazili me 673 milionë euro

Vlera e kombëtareve më të mira, kryeson Brazili me 673 milionë euro
Faqja ‘Transfermarkt’ ka publikuar një foto të vlerës së skuadrave pretendente për botërorin e Rusisë.

Sipas faqes, e cila cakton vlerën e lojtarëve në treg duke iu referuar aftësive dhe formës aktuale, Brazili është skuadra më e çmuar.

“Seleçao” mban vendin e parë me një shifër të përgjithshme 673 mln euro. Më pas vjen Gjermania me 636,5 mln euro dhe me të njëjtën shifër të përafërt mbyll podiumin Franca.

Portugalia e Cristiano Ronaldo-s është në vend të nëntë e ndjekur nga Polonia e vendit të fundit në 10 më të mirat.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: