Vlerësimi i dëmeve nga përmbytjet, Subashi: Shpërblimi do jetë në para dhe jo në orendi

Vlerësimi i dëmeve nga përmbytjet, Subashi: Shpërblimi do jetë në para dhe jo në orendi
Kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka njoftuar banorët e prekur nga përmbytjet se ata do të shpërblehen në para dhe jo në sende shtëpiake.

Gjithashtu ai njoftoi se ka ende fshatra të cilat nuk janë kthyer në normalitet.

“Aktualisht jemi duke magazinuar disa ndihma për blegtorinë të ardhura nga vëllezërit tanë nga Kosova të cilat do të shpërndahen nesër. Zonat më të prekura, në dëme janë fshatrat Karshish dhe Qebeni. Janë disa fshatra në njësinë administrative Levan siç është fshati Ferras. Janë edhe disa banesa në Darzezë. Sa i përket dëmeve në gjënë e gjallë dëmet kanë qenë minimale.

Ligji është i qartë dhe ne po përfundojmë procesin për të evidentuar dëmet nga përmbytjet. Sot isha në një takim me ministrin e Bujqësisë dhe javës tjetër besoj do fillojmë evidentimin e dëmeve në zonat bujqësore. Kemi ende disa hektarë tokë që janë nën ujë. Për banesat dhe orenditë procesi pothuajse ka përfunduar dhe pritet të bëhet vlerësimi. Shpërblimi do jetë në para dhe jo në orendi”, tha Subashi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: