Vranësira dhe shi, ja si do të jetë moti sot

Vranësira dhe shi, ja si do të jetë moti sot
Dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira të theksuara mbi gjithë territorin.

Shirat do të jenë me intensitet mesatar në zonat veriore dhe të dobëta në ekstremin jugor.

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të ketë gjatë paradites në zonat bregdetare dhe qendrore.

Vranësirat do të jenë më të theksuara gjatë pasdites me shira me intensitet mesatar në ekstremet veriore dhe jugore dhe me intensitet të ulët në zonat qendrore dhe lindore të vendit.

Shirat do të jenë më të dobët gjatë natës.

Temperaturat minimale do të ngrihen lehtë në orët e mëngjesit, por nuk do të ketë ndryshim në mesditë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: