Xhafaj takon deputetët e PE-së në Bruksel, Kukan: BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin

Xhafaj takon deputetët e PE-së në Bruksel, Kukan: BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin
Gjatë vizitës në Bruksel, Ministri i Brendshëm Xhafaj u takua gjithashtu me anëtarët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Gianni Pitella.

Në takim europarlamentari Kukan shprehu vlerësimet për arritjet e Shqipërisë.

“Po përpiqemi për çeljen e negociatave. Reformat e nisura duhet të vazhdojnë. Siç e kam thënë shpesh, BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin”, tha Kukan.

Ai shtoi në bashkëbisedimin me ministrin e Brendshëm Xhafaj se egziston një atmosferë e mirë brenda institucioneve të BE-së në Bruksel, dhe Shqipëria ka bërë progres.

Ministri Xhafaj e falënderoi nga ana tij eurodeputetin për ndihmën e dhënë për reformën në drejtësi dhe theksoi se implementimi mbetet një proces shumë i rëndësishëm.

Në takimin me eurodeputetin Gianni Pitella, Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme.

Ministri informoi deputetët e PE-së mbi rezultatet e vitit 2017 në luftën anti-kanabis dhe i njohu me detaje të përgjithshme nga Plani i Veprimit kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale/Operacioni “Forca e Ligjit”.

Ministri nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vendimtar për rrugëtimin evropian të vendit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: