Zbulohet logoja kombëtare për "Vitin e Skënderbeut"

Zbulohet logoja kombëtare për "Vitin e Skënderbeut"
Tashmë është miratuar logo kombëtare nga Komisioni Shtetëror për organizimin e veprimtarive lidhur me “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Loga e miratuar është një reflektim i emblemës së familjes të Kastriotëve ku paraqitet një yll me 36 rreze nga të cilat 6 janë rreze më të mëdha. Ylli është me ngjyrë të kuqe ndërkohë që në brendësi ndodhet shqiponja dykrenore e stemës së Kastriotëve.

Rreth yllit nga jashtë shkruhet : “VITI MBARËKOMBËTAR I GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT-2018”, me shkronja kapitale.

Logo paraqitet edhe në dy variante të tjera ndërkohë që do të përdoret në shumë institucione si:

-Dekretet e Presidentit të Republikës

-Vendimet e Kuvendit të Shqipërisë

- Aktet e Këshillit të Ministrave

- Urdhrat dhe udhëzimet e Kryeministrit

- Urdhrat dhe udhëzimet e ministrave

-Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kryeministrit dhe ministrave;

– Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kuvendit;

- Vendimet e institucioneve të qeverisjes vendore;

- Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve tëinstitucioneve të qeverisjes vendore;

- Urdhrat dhe udhëzimet e rektoratit të universiteteve;

- Dokumentet e krijuara nga autoritetet publike;

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: