Zidane me probleme ndaj Sevillas, mungojnë 5 lojtarë të formacionit të parë

Zidane me probleme ndaj Sevillas, mungojnë 5 lojtarë të formacionit të parë
Problemet për Real Madrid nuk kanë sosur ende si nga lëndimet ashtu edhe nga mungesat për shkak kartonësh.

Trajneri i Real Madridit, Zinedne Zidane ka ftuar 19 futbollistë për ndeshjen e radhës në la Liga, të cilën do ta zhvillojë në Santiago Bernabeu ndaj Sevillas.

Francezi për këtë ndeshje nuk mund të llogaris në pesë lojtarë të formacionit të parë, Dani Carvajal, Sergio Ramos dhe Casemiro të suspenduar dhe Gareth Bale e Raphael Varane të lënduar.

Lajm i mirë është se nga lëndimi është kthyer qendërmbrojtësi Jesus Vallejo, që pritet të luajë përkrah Nachos në mbrojtje, ndërsa në mesfushë në vend të Casemiros do të startojë Mateo Kovacic.

Ja lista e plotë: Keylor, Casilla, Moha, Achraf, Nacho, Vallejo, Marcelo, Theo, Marcos Llorente, Kovacic, Isco, Kroos, Modric, Asensio, Ceballos, Cristiano, Benzema, Lucas Vázquez dhe Mayoral.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: