Zidane në krah të Benzemas: E vlerësoj dhe do ta mbroj deri 'në vdekje'

Zidane në krah të Benzemas: E vlerësoj dhe do ta mbroj deri 'në vdekje'
Pas probleme që Benzema ka hasur këto kohë, trajneri Zidane i ka dalë në krah.

Benzema akuzohet nga tifozët për paraqitje të dobëta dhe mos shënim të golave si dhe në media qarkullojnë fjalë se ai do të largohet nga Real së shpejti.

Ndërkohë francezi Zidane, ka kundërshtuar kritikat ndaj bashkëkombasit të tij duke thënë se nuk i intereson vetëm goli dhe se do ta mbështesë Benzeman deri në fund.

“Unë nuk pajtohem me kritikat. Ajo që më intereson mua nuk është vetëm goli. Unë nuk e shoh vetëm golin te Benzema, pasi ai nuk është lojtar që shënon 60 gola në sezon. Futbolli është sport ekipor dhe ai është një nga më të mirët në këtë. Për këtë e vlerësoj. Do ta mbroj atë deri në vdekje”, tha Zidane.

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: