27-vjetori i gazetës "RD", Patozi: Kam ardhur për gazetën dhe jo për Lulzim Bashën

27-vjetori i gazetës "RD", Patozi: Kam ardhur për gazetën dhe jo për Lulzim Bashën
Në 27-vjetorin e gazetës “RD”, pjesëmarrës në festën e organizuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, ishte i ftuar dhe ish deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi.

Gjatë një dalje për mediat Patozi ironizoi duke thënë se kishte ardhur për përvjetorin e Rilindjes Demokratike dhe jo për Lulzim Bashën.

“Ditë e gëzueshme, ditë festive edhe i takon që të evitohen fjalët e hidhura por dua të them që sot nuk kam ardhur për Lulzim Bashën, por për gazetën Rilindja Demokratike.

Kam ardhur me bindjen jo thjeshtë si një ish-kryeredaktor i saj, si një gazetar i saj për shumë vite me radhë por më tepër si njëri prej njerëzve në Shqipëri që ka një koncept të qartë se çfarë ësthë liria e medias dhe çfarë është liria e shtypit për një vend demokratik”, deklaroi Patozi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: