Abonenti nga Kavaja qëllon me çifte punonjësit e OSHEE-së

Abonenti nga Kavaja qëllon me çifte punonjësit e OSHEE-së
Gjatë ditës së sotme punonjësit e OSHEE-së në Kavajë janë sulmuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, teksa grupi i OSHEE gjatë ushtrimit të detyrës u ndesh me rezistencën e një shtetasi hasi në rezistencë ndërkohë që ndërkohë që ishte duke kontrolluar dhe verifikuar në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se abonenti Dritan K përdori armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Abonenti është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armës se zjarrit tip çifte.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: