Aksidenti tragjik, humb jetën gruaja shqiptare, në gjendje kritike oficeri italian

Aksidenti tragjik, humb jetën gruaja shqiptare, në gjendje kritike oficeri italian
Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Pieve, San Giacomo, në “kryqëzimin e mallkuar” të GOZZO, në Cremonese, ku si pasojë humbi jetën një grua shqiptare,  Amantia Sula, e lindur në vitin 1982, gruaja e një funksionari të policisë italiane, Claudio de Leporini, ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur rëndë. Ata ishin transferuar rreth një vit më parë në këtë provincë, pasi Leporini ishte emëruar në Njësisë hetimore të Kremones, pas gjashtë viteve suksesi në Valtellina.

I njëjti zyrtar, një nga më të mirët ndonjëherë që ka shërbyer në Cremonese sipas vlerësimit të medieve lokale, është plagosur rëndë në rrëzimin e makinës BMË me të cilën ai po udëhtonte bashkë me bashkëshorten shqiptare, pas përlasjes me një kamion. Në ambulancë mbërriti për 20 minuta - ndërsa në fillim ishin dhënë alarmi për të ardhur edhe një helikopter. Pas mbërritjes në spital, ndonëse në gjendje të rëndë, mjekët thanë se burri mbetet në gjendje të rëndë, por e kaloi rrezikun për jetën.  Makina në të cilën çifti po udhëtonte, i cili ka një vajzë shtatë vjeçare, pas një përplasje të dhunshme ra në një kanal.

Për fat të keq, për gruan e re mjekët nuk kishin asnjë mundësi për ta shpëtuar, pasi çdo përpjekje për ta rikthyer atë në jetë, në vendin e përplasjes së tmerrshme, për fat të keq rezultoi e kotë. Mbi shkaqet e tragjedisë ka nisur hetimi dhe, ndër hipotezat, nuk ka asnjë që shihet më kryesore. Claudio de Leporini, në fillim të dhjetorit, u bë protagonist, me “djemtë e tij”, siç e kishte përcaktuar në një operacion të shkëlqyer të quajtur “Terrori i Natës”, duke shkatërruar një bandë prej 6 autorësh shqiptarë që kishin kryer mbi 53 vjedhje dhe plaçkitje në vende të ndryshme në Italinë Veriore. Megjithatë, një shembull tjetër i dhuntisë së tij dhe aftësive hetuese: një herë në Puglia, pastaj në Valtellina dhe tani në Kremoneze. Dhe tani ai duhet të kapërcejë sfidën më të vështirë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: