Anije me eksploziv në Greqi, 8 në pranga, mes tyre 1 shqiptar

Anije me eksploziv në Greqi, 8 në pranga, mes tyre 1 shqiptar
Një anije e ngarkuar me eksploziv u kap dje në Greqi, ndërsa 8 personat që ndodheshin në bord, mes tyre 1 shqiptar u arrestuan.

Mjeti lundrues ndodhet i ankoruar në portin e Iraklios në Kretë dhe destinacioni përfundimtar i saj ishte Libia.

Mediat greke raportojnë se anija po transportonte 29 konteinerë me eksplozivë, detonatorë, nitrat amoniaku dhe përbërës të tjerë që mund të përdoren për ndërtimin e bombave. Anija “Andromeda” me flamur të Tanzanisë është 81 metra e gjatë dhe 12 metra e gjerë.

Në bordin e anijes “Andromeda” u gjetën dy ukrainas, një shqiptar dhe pesë indianë, të cilët nesër do të dalin para Gjykatës. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë. Gjatë marrjes në pyetje, anëtarët e ekuipazhit dhanë dëshmi kontradiktore. Ata treguan se kapiteni ishte udhëzuar nga pronari i anijes “Andromeda” që të shkonte në portin e Misurata në Libi dhe jo në Djibouti të Afrikës, siç tregonin dokumentet.

(Marrë nga http://www.kathimerini.gr)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: