“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Mafiozët shqiptarë të mos shqetësohen për tatuazhet, policia nuk ka “mendere” t’i ndalojë

“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Mafiozët shqiptarë të mos shqetësohen për tatuazhet, policia nuk ka “mendere” t’i ndalojë
Satirë

"Antena Jashtë Familjes" vjen sot, meqë ka radhën, me nën rubrikën e saj, PPSH (Përmbledhje Politike e Shartuar). E hapim me lajmin e mirë që na vjen nga Tajlanda.

Një bos i mafies japoneze, është kapur atje, pas 15 vitesh kërkim. Ai, kur ishte në Japoni, ka pasur një tatuazh që i mbulonte gjoksin. Me këtë tatuazh, ai dilte xhiro edhe në Tajlandë. Dikush e kishte parë dhe kishte lajmëruar policinë tajlandeze dhe këta të fundit, atë japoneze.

E veçuam këtë lajm, për t’ju thënë mafiozëve shqiptarë që mos të shqetësohen, pasi rastet e njëjta, janë të ndryshme në vende të ndryshme. Çfarë do të thotë kjo?

... Asnjë polic shqiptar, sado që t'i ketë vënë gjoksin punës, nuk ka mendere të ndalojë ndonjë mafioz që mban tatuazh, qoftë pas shpinës apo në gjoks.

Këtu nuk po arrestohen ata që nxjerrin trupin me dhe pa tatuazhe nëpër plazhet ekzotike, rrethuar me pesë copë dashnore, nëpër rrjete sociale. As që mendohet të lodhet dhe harxhojë fonde policia, e të kërkojë plot 15 vjet, për të kapur një person në kërkim, që rri nëpër plazhe, apo zona turistike malore.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: