Arbitri tenton të godasë lojtarin, del huq dhe...i nxjerr kartonin e kuq

Arbitri tenton të godasë lojtarin, del huq dhe...i nxjerr kartonin e kuq
Arbitri që tentoi të godasë me shkelm një lojtar të Nantes, para se ta ndëshkonte me karton të kuq në ndeshjen kundër Paris St-Germain, është pezulluar “deri në një njoftim tjetër” nga Federata Franceze e Futbollit.

Mbrojtësi Diego Carlos u përplas me gjyqtarin e ndeshjes, Tony Chapron, dhe e rrëzoi në ecje e sipër.

Nga pamjet, duket se përplasja ishte aksidentale, por gjyqtari vendosi të hakmerrej ndaj lojtarit.

Fillimisht ai tenton ta godasë me këmbë dhe, pasi del huq, çohet dhe e ndëshkon lojtarin e Nante me karton të kuq.

PSG fitoi ndeshjen me rezultatin 1-0.

Tashmë është gjyqtari që do të jetë nën procedim disiplinor.

Federata Franceze njoftoi se Tony Chapron nuk do të gjykojë, sikurse ishte parashikuar, ndeshjen e kësaj jave mes skuadrave Angers dhe Troyes, ndërsa do të thirret përpara komisionit të disiplinës të Ligës Franceze të Futbollit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: