Aurela shkëlqen me të bardha

Aurela shkëlqen me të bardha
Ka qenë një vit shumë i frytshëm ky që kaloi, për modelen Aurela Hoxha.

Ajo është angazhuar edhe në arenën ndërkombëtare me aktivitetin e saj, si përfaqësuese e disa markave të njohura dhe ndërkohë, ka qenë prezent edhe në mediat shqiptare, por shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Në këto foto të postuara prej saj, Aurela shkëlqen me një look shumë interesant, teksa ka veshur një fustan klasik të bardhë me gurë, por edhe me syzet e saj të diellit, që e bëjnë pamjen tepër trendy.

Fotot janë shkrepur gjatë një ceremonie jashtë kufijve, ku bukuroshja e ka përfaqësuar me mjaft dinjitet modën shqiptare.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: