Barcelona konfirmon kalimin e Coutinhos në "Camp Nou", ja detajet

Barcelona konfirmon kalimin e Coutinhos në "Camp Nou", ja detajet
Skuadra spanjolle e Barcelonës tashmë ka konfirmuar marrëveshjen e bujshme me yllin e Livepool në largim, Philippe Coutinho.

“Barcelona dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Philippe Coutinhos”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.

Sipas Barçës, braziliani ka firmosur një kontratë për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për pesë sezone tjera, si dhe do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë 400 milionë euro.

Në orët në vazhdim, Barça do të njoftojë opinionin për detajet e mbërritjes së lojtarit dhe prezantimit të tij.

Gjiganti spanjoll do t’i paguajë Liverpoolit plot 120 milionë euro, plus 40 milionë euro bonuse në bazë të paraqitjeve të brazilianit. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: