Basha ftesë nga Fieri shqiptarëve për protesta antiqeveri

Basha ftesë nga Fieri shqiptarëve për protesta antiqeveri
Nga Fieri, ku ka marrë pjesë në 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike atje, kreu i PD-së, Lulzim Basha ftoi edhe njëherë shqiptarët t’i bashkohen opozitës për t’i dhënë fund qeverisjes nëpërmjet krimit, e cila sipas tij ka si simbol Saimir Tahirin.

Basha nënvizoi kontrastin mes Saimir Tahirit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe 22 vjeçarit Estref Halili, që u burgos për një cigare hashash dhe vari veten më burg një vit më parë.

“Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Sajmir Tahirin, por askush nga ata nuk u kujtua të thotë një fjalë për Estref Halilin 22 vjeçar. Ky është shteti i Edi Ramës. Estref Halili, për një cigare hashash u plas në burg. 22 vjeçarit iu ndërpre jeta në lulen e rinisë. Ndërsa për Sajmir Tahirin dhe fatin e tij, Edi Rama bëhet gjyqtar, bëhet prokuror, vetëm e vetëm që ta shpëtojë nga drejtësia”, tha Basha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: