Basha, përgjigje Ramës: Ç’ka thënë opozita do ta dëgjosh nga shqiptarët në protestë në mes të Tiranës

Basha, përgjigje Ramës: Ç’ka thënë opozita do ta dëgjosh nga shqiptarët në protestë në mes të Tiranës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj Ramës nga Vlorë duke i kujtuar se atë që ka thënë vazhdimisht opozita do ta dëgjojë nga shqiptarët e bashkuar në protestën e 27 janarit.

Duke treguar për takimin me qytetarët vlonjate, Basha shkruan në rrjetin social se jo vetëm Vlora por e gjithë Shqipëria do ti japin një mesazh të fortë Edi Ramës.

Statusi i Bashës

Vlora ka një mesazh të qartë për Edi Ramën:

Më 27 janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës, në mes të Tiranës.

Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit.

Banditët e kane vendin në burg, jo në qeveri!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: