Basha: Rama po tenton të kapë SPAK për të shpëtuar peshqit e mëdhenj

Basha: Rama po tenton të kapë SPAK për të shpëtuar peshqit e mëdhenj
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, deklaroi gjatë seancës parlamentare të pasdites, se mazhoranca po shkel Kushtetutën për të mbrojtur peshqit e mëdhenj nga arrestimi dhe përballja me drejtësinë.

Kreu demokrat akuzoi Kryeministrin Rama se po dikton përmes një prokurori anti-kushtetues reformimin e KLP me qëllim që të shmangë ngritjen e një SPAK të pavarur.

“Rama do që të ketë nën kontroll strukturën më të rëndësishme të reformës në drejtësi, por këtë ne s’mund të pranojmë dhe nuk do ta lejojmë. Ndaj i bëj thirrje çdo shqiptari, përfshi këtu edhe socialistët, që të mos vendosin Tahirin, Habilajt dhe krimin mbi interesat e Shqipërisë”, tha Basha, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 27 janarit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: