Basha: RD, drita e parë në errësirën shpirtërore për qindra mijëra shqiptarë

Basha: RD, drita e parë në errësirën shpirtërore për qindra mijëra shqiptarë
Kreu demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar Rilindjen Demokratike në 27 vjetorin e themelimit të saj, si gazetën e parë opozitare në Shqipëri, pas 45 vitesh diktaturë.

Basha tha se kjo gazetë erdhi si një uragan dhe se asnjë institucion tjetër nuk ka bërë më shumë sesa RD për europianizmin dhe lirinë e shqiptarëve.

“RD do të ketë një vend të veçantë jo vetëm në historinë e PD, por edhe të Shqipërisë. Duhet ti jemi mirënjohës atyre që sollën në jetë këtë gazetë që nga numri i parë deri në ditën e sotme”, deklaroi Basha.

Ai falënderoi të gjithë ata gazetarë e drejtues që dhanë kontribut në atë gazetë.

“RD do të ketë përherë një vend të veçantë në historinë jo vetëm të PD-së por edhe të Shqipërisë. RD është nga të paktat media të lira. Është një ditë e reflektimit për lirinë e fjalës”,  tha Basha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: