Basha reagon për shkarkimin e kreut të Policisë: Është “kokë turku”

Basha reagon për shkarkimin e kreut të Policisë: Është “kokë turku”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar si tejet të vonuar shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ai ka reaguar menjëherë pasi u bë publik lajmi, duke e konsideruar drejtorin e shkarkuar si “kokë turku”.

“Nëse është e vërtetë, është një hap tejet i vonuar, një tjetër tregues i krizës së thellë që e ka zhytur krimi institucionin e Policisë, por Çako është një kokë turku, sepse ai drejtohet nga Rama, Tahiri dhe Xhafaj, lidhjet e të cilit janë të njohura”, tha Basha përpara gazetarëve.

Me shkarkimin e Haki Çakos, mbyllet cikli i dy ish-drejtuesve të lartë që komanduan efektivët blu në mandatin e parë qeverisës të Kryeministrit Rama. Haki Çako u largua nga detyra më pak se një vit pas largimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: