Bashkim Fino konfirmon kandidaturën, në garë përball Dukës për kreun e FSHF-së

Bashkim Fino konfirmon kandidaturën, në garë përball Dukës për kreun e FSHF-së
Bashkim Fino ka konfirmuar se do të jetë rivali i Armando Dukës në zgjedhje për kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjatë një interviste, ish-kryeministri Fino konfirmoi kandidaturën për president të FSHF-së, në zgjedhjet e 7 shkurtit.

"Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar të kandidoj për garën në FSHF, kam folur dhe kam diskutuar se futbollit e kam pasion. Ka ardhur koha të bëjmë një ndryshim në futbollin shqiptar. Shpresoj të kemi edhe kandidatë të tjera. Nëse do të ishte me ligj, që të konkurroje për president të FSHF-së do të hiqja dorë nga mandati i deputetit," u shpreh Fino.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino pritet ta ketë të vështirë fitoren përballë kryetarit aktual të FSHF-së Armando Duka, me këtë të fundit që kërkon mandatin e tij të 5-të në këtë post.

Zgjedhjet do të mbahen më datë 7 Shkurt në qytetin e Durrësit ku presidenti do të përcaktohet nga votat e 66 klubeve dhe shoqatave  anëtarëve të Federatës, me formulën një anëtar një votë. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: