BE përballë një tjetër çarjeje. Presidenti Tusk: Edhe Polonia mund të largohet

BE përballë një tjetër çarjeje. Presidenti Tusk: Edhe Polonia mund të largohet
Një tjetër vend mund të largohet nga Bashkimi Europian, pas Britanisë së Madhe.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi se mund të jetë Polonia që mund të ndjekë rrugën e britanikëve.

Tusk ka qenë kryeministër i Polonisë dhe e njeh mirë situatën politike në vendin që aktualisht qeveriset nga partia-rivale e djathtë Ligj dhe Drejtësi.

Në një intervistë për  revistën “Tygodnik Powszecnhy”, Tusk ka paralajmëruar se vendi mund të mbërrijë në një situatë ku “qeveria polake do të vendosë të pyesë polakët nëse ata duan ta mbajnë vendin në BE dhe më pas të kujdeset që ata të arrijnë në përfundimin se është e nevojshme t’i thonë lamtumirë Bashkimit Europian”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Reuters

Shpërndajeni me miqtë tuaj: