Berisha akuzon “bandat e partisë”: Akt terrorist në Shkodër, përgjigja jonë me protestë

Berisha akuzon “bandat e partisë”: Akt terrorist në Shkodër, përgjigja jonë me protestë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar “bandat e partisë” për shpërthimin e fuqishëm me eksploziv në Shkodër, që shkaktoi shtatë të plagosur.

“Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishëm! Bandat e partisë vendosin eksploziv në Shkodër, 7 te plagosur. Pas Elbasanit dhe Fushë Krujës, sot radhën e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Në kuadrin e operacionit “Forca e Krimit” bandat e partisë godasin fuqishëm”, shkruan Berisha.

Duke e cilësuar shpërthimin “një akt terrorist”, Berisha fton qytetarët të dalin në rrugë:

“Protestë dhe vetëm protestë duhet të jetë përgjigja jonë!” /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: