Berisha: Braho liro Sotën ndërsa Tahiri mban peng Ramën dhe Olsin e tij

Berisha: Braho liro Sotën ndërsa Tahiri mban peng Ramën dhe Olsin e tij
Pas lirimit nga paraburgimi i biznesmenit Orest Sota ka reaguar ish- kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social.

Berisha shkruan se Sota u lirua si i pafajshëm edhe pse po transportonte Tahirin dhe milionat e tij.

Sipas Berishës, ishte Spartak Braho i cili “detyroi” drejtorin e policisë së Elbasanit të lironte Sotën ndërkohë që Tahiri mban peng Ramën.

Kujtojmë që Orest Sota u arrestua pak kohë më parë me 863 mijë euro në makinë dhe patentat e ish-ministrit Tahiri.

“Lajmi i fundit nga narko-shteti!

Noriega urdhëroi sot lirimin e Orest Sotës.

Shkaku është se Oresti ishte i pafajshëm sepse ai u arrestua vetëm se po transportonte Saimir Trafikun dhe milionat euro te tij!

Këtë vendim Noriega e mori pasi me këshilltarin e tij Braho i mbylli gojën drejtorit të policisë së Elbasanit Qato, që të harrojë se në makinën e Orestit ishte vetë Saimir Trafiku, njeriu që mban peng vet Ramën dhe Olsin e tij!!”, shkruan Berisha.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: