Berisha denoncon “bandat e qeverisë”: Ky është operacioni “Forca e Krimit”

Berisha denoncon “bandat e qeverisë”: Ky është operacioni “Forca e Krimit”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar operacionin më të fundit policor që ka qenë në qendër të vëmendjes së organeve ligjzbatuese prej disa muajsh.

“Zhvillimet e përditshme të rendit dhe sigurisë dëshmojnë se operacioni ‘Forca e ligjit’ është shndërruar në operacionin ‘Forca e Krimit’, shkruan Berisha në një status në Facebook.

Berisha ka sjellë në vëmendje dy ngjarjet e fundit me eksplozivë në Elbasan dhe Fushë-Krujë, duke akuzuar “bandat e qeverisë”.

“Bandat e qeverisë bëjnë ligjin në një seri qytetesh, ndër të cilat hodhën në erë me eksplozivë dy makina në Elbasan dhe Fushe Krujë. Këto banda i hodhën eksplozivë në oborr, oficerit të Policisë Rrugore në Fushë Krujë. Kjo është arritja madhore e 100 ditëve të Noriegës!" shkruan Berisha. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: