Berisha: Votimi i ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, arritje e madhe

Berisha: Votimi i ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, arritje e madhe
Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon pas votimit të ligjit për gjuhën shqipe në Parlamentin e Maqedonisë duke deklaruar se kjo është  një arritje e madhe!

Në një koment në rrjetet sociale Berisha shkruan:

“Sot parlamenti i Maqedonisë në përputhje me marrëveshjen e Ohrit miratoi ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Duke përshëndetur këtë akt të rëndësishëm dhe të gjitha ata që bënë të mundur votimin e tij, theksoj se zbatimi i këtij ligji do shënonte një fitore historike për shqiptaret e Maqedonisë dhe kombin shqiptar në tërësi!”

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: