Caktohet data, ja kur zhvillohet protesta e opozitës

Caktohet data, ja kur zhvillohet protesta e opozitës
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është caktuar data e fillimit të protestave të opozitës së bashkuar.

Protesta e parë do të zhvillohet në datën 27 janar.

Pas mbledhjes me deputetët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur kryetarët e degëve të partisë, për të dhënë udhëzimet për përgatitjen e manifestimit.

Përveç Partisë Demokratike dhe partive aleate, në këtë protestë do të marrë pjesë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: