Celta Vigo tregon "dhëmbën", ndan pikët në shtëpi me Barcelonën

Celta Vigo tregon "dhëmbën", ndan pikët në shtëpi me Barcelonën
Duket se Celta Vigo ka prishur planet e Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Skuadra nga Vigo ka ndalur në barazim 1-1 katalanasit, të cilët megjithëse me shumë mungesa ashtu siç pritej dominuan lojën.

Në "Estadio de Balaidos", tekniku 53 vjeçar i Barcelonës zgjodhi të lërë jashtë Messni e Suarez, ndërsa "çelësat" iu besuan lojtarëve që kanë luajtur pak minuta deri në këtë pikë të sezonit.

Rezultati i takimit u vendos në 45 minutat e para pasi sulmuesi i talentuar Jose kaloi në avantazh katalanasit në minutën e 15-të, me Celta Vigon që reagoi shumë shpejt me anë të Sisto në të 30-ën.

Takimi i kthimit do të luhet 1 javë më pas në "Camp Nou". /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: