Chelsea njofton zgjatjen e kontratës të qendërmbrojtësit danez

Chelsea njofton zgjatjen e kontratës të qendërmbrojtësit danez
Chelsea ka njoftuar zyrtarisht për zgjatjen e kontratës me qendërmbrojtësin Andreas Christensen.

Andreas Christensen sot ka nënshkruar kontratë katër vjet e gjysmë me skuadrën e Chelseat, e cila do ta mbaj në Londër deri në verën e vitit 2022.

Danezi këtë sezon u kthye nga huazimi në Monchengladbach, duke qenë një nga “shtyllat” e mbrojtjes në skuadrën e Antonio Contes.

“Ndjehem shumë i lumtur me nënshkrimin e kontratës dhe jam i lumtur që e ardhmja ime është e lidhur me Chelsean. Kam luajtur shumë ndeshje dhe jam duke e shijuar kohën time këtu dhe gjithçka po shkon shumë mirë”, tha Christensen. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: