Dashamir Shehi: 4 vjet që ishte Çako, Shqipëria u mboll me drogë, në rastin më të mirë është i paaftë

Dashamir Shehi: 4 vjet që ishte Çako, Shqipëria u mboll me drogë, në rastin më të mirë është i paaftë
Kryetari LZHK, Dashmir Shehi komentoi largimin e kreut të Policisë së Shtetit Haki Çakos.

Gjatë një interviste në OraNews, Shehu tha se Çako është një teknokrat i pazoti që nuk bën dot punën e vet.

 Sot pas kaq kohëve ndryshuan shefin e policisë sikur ky paskish qenë një pupac i vogël që para 6 muajsh apo një viti që ky në rastin më të mirë është një i pazoti.  E kanë kuptuar që nuk ka asnjë lloj logjike, u ndryshua ministri, kryepolici rri aty. Po kush i ka emëruar policët, kush i kontrollon, kush i survejon, kush i supervizon?!

Unë nuk po them që brenda kësaj hierarkisë të krimit dhe llumit të Shqipërisë është ky. Absolutisht! Ky është një teknokrat për të bërë punën e vetë, i pazoti për të reaguar ndaj të keqes. Realiteti është që në 4 vjet që ishte ky Shqipëria u mboll me drogë dhe si mund të rrish tani. 127 denoncime brenda policisë, në rastin më të mirë ky është i paaftë, mos e akuzojmë për më tepër” deklaroi Shehi. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: