Defekti në aspiratorin e lokalit panikos banorët

Defekti në aspiratorin e lokalit panikos banorët
Banorët e një pallati në qendër të Tiranës janë mbërthyer nga paniku teksa kanë parë të dilte tym nga një lokal aty pranë.

Policia sqaron se në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut u dyshua se kishte rënë zjarr.

Njoftimi i uniformave blu ishte bërë nga banorët të cilët kishin parë të dilte tym i madh nga një lokal.

Pas mbërritjes së policisë dhe zjarrfikësve në vendngjarje është verifikuar shkak për këtë situatë ishte bërë një problem me aspiratorët e jashtëm të lokalit, të cilët janë përfshirë nga flakët.

Tymi është përhapur në të gjithë zonën, ndërsa zjarri është fikur.

Sipas policisë nuk ka pasur probleme të tjera veç dëmeve materiale.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: