Denoncimi / Berisha: Rama thërret infermierët në mbledhje, lë spitalet në duart e sanitareve

Denoncimi / Berisha: Rama thërret infermierët në mbledhje, lë spitalet në duart e sanitareve
Ish-Kryeministrit Sali Berisha ka denoncuar lënien e spitalit në dorë të sanitarëve ndërkohë që kryeministri Edi Rama kishte thirrur në një mbledhje prezantimin e portalit online për “Infermierë për Shqipërinë”.

Në një status në rrjetin social Berisha shkruan se qendrat spitalore në rrethe janë lënë në duart e sanitareve.

Kjo të paktën sipas një denoncimi që qytetari dixhital i ka dërguar ish-kryeministrit.

“Urgjenca mjekësore në duart e sanitareve në shtetin e Noriegës!”, deklaron Berisha ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.

“Mirmrama z Berisha sot nuk u ndjeva mirë nga gjendja shëndetësore dhe ju drejtova urgjencës në spitalin rajonal Lezhë. Por aty kishin lënë pastrueset se infermierët dhe doktorët i kishin çuar në Tiranë se do mbante fjalim Edvin Rama. me respek z doktor”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-Kryeministri. 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: