Depilimi dhe disa trajtime shtëpiake

Depilimi dhe disa trajtime shtëpiake
Përbërësit

1 filxhan kafeje sheqer

1/2 filxhan kafeje vaj ulliri, vaj kokosi ose vaj bebesh

3 lugë gjelle lëng limoni, qitro ose 20 pika vaj esencial limoni

Përgatitja

Në një shishe prej qelqi përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikimi

Si fillim lagni pak këmbët, mandej aplikoni përzierjen e krijuar dhe vijoni me fërkimin, masazhi me lëvizje të buta rrethore, po të doni mund të veproni njëlloj dhe me krahët. Fërkimi me sheqer heq të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga lëkura, lëngu i limonit vepron si pastrues, shkëlqyes dhe zbardhës lëkure, ndërsa vaji i ullirit ose i kokosit ofron hidratim të thellë e të qëndrueshëm.

Pasi të mbaroni masazhin, nisni procesin e depilimit, me pe, brisk apo dyll. Pas depilimit mund të përhapni në këmbë një të bardhë veze të rrahur fort, duke e lënë të veprojë për rreth 5 minuta. Pastaj shpëlaheni me ujë të vakët e të ftohtë.

Depilimi popullor me sheqer

Përbërësit

250 g sheqer

200 g mjaltë

1 limon

shirita pëlhure ose nape

Procesi

Në një enë ngrohni 250 g sheqer derisa të marrë ngjyrë të errët.

Shtoni 200 g mjaltë dhe dy lugë supe limon të shtrydhur.

Përbërjen hiqeni nga zjarri dhe përzieni derisa të marrë ngjyrë të verdhë në të artë, dendësia të jetë si rrëshira, pra si një pastë.

Në lëkurë të pastër të cilën mund edhe ta lyeni me pudër bebesh, vendosni pastën e nxehtë në shirita, në drejtim të kundërt nga rriten qimet.

Me lëvizje të shpejta me ndihmën e shiritave të pëlhurës hiqeni pastën në drejtim të rritjes së qimeve.

Pas depilimit, të gjitha mbetjet eliminohen lehtësisht me ujë të ngrohtë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: