Dhjetor “historik” në Moskë, vetëm gjashtë minuta diell gjithë muajin

Dhjetor “historik” në Moskë, vetëm gjashtë minuta diell gjithë muajin
Dhjetori vendosi rekordin për sasinë më të vogël të diellit të parë në Moskë, thonë ekspertët e motit rus.

“Sipas qendrës kryesore të motit të Rusisë, Meteonovosti, dielli shkëlqeu për gjashtë minuta. Zakonisht moskovitët përfitojnë dhjetëra orë me diell në këtë muaj”, raporton BBC.

Rekordi i mëparshëm i Moskës për errësirën e dhjetorit ishte në vitin 2000, kur kryeqyteti mori vetëm tre orë me diell.

Dimrat rusë janë të famshëm për të ftohtin dhe ngricat, por këtë vit temperaturat në Moskë arritën në -7° C, ndërsac ekstremi u regjistrua në Yakutia, në lindje të Rusisë, ku temperaturat zbritën edhe më poshtë se -60°C.

Yakutia, një rajon i largët i njohur edhe si Republika Saki, është historikisht pjesa më e ftohtë e Rusisë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: EPA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: