Donald Lu: SHBA po ndjek me vëmendje çështjen e Shullazit, Berishës dhe Tahirit, ofrojmë ndihmë

Donald Lu: SHBA po ndjek me vëmendje çështjen e Shullazit, Berishës dhe Tahirit, ofrojmë ndihmë
Ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta takimi ndërmjet ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Në përfundim të takimit, ambasadori amerikan tha për mediat se do të dëshironte të shikonte një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe” e kemi përcjellë këtë mesazh”.

I pyetur nëse ishte diskutuar për akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Donald Lu tha se “çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor”.

“Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës”, tha ambasadori amerikan. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: