Drejtohej nga bosë shqiptarë, goditet grupi i trafikut të drogës

Drejtohej nga bosë shqiptarë, goditet grupi i trafikut të drogës
Nëntë  persona, shqiptarë dhe italianë, u vunë në pranga pas një operacioni policor.

Ata akuzoheshin për trafik droge dhe kontrabandë cigaresh dhe alkooli nga Shqipëria në Itali. Hetimi dhe arrestimet janë bërë nga Guardia di Financa. Bëhet fjalë për dy grupe të cilët bashkëpunonim mes tyre. Hetimet janë bërë nga Prokuroria dhe Guardia di Financa e Brindisit.

Trafiku realizohej përmes portit të Brindisit.

Operacioni u realizua në orët e para të mëngjesit të sotëm pas urdhrit  të Prokurorisë së Brindizit.

Mediat vendase raportojnë se u goditën dy grupeve kriminale dhe ekzekutuar 9 masa ndalimi ndaj 2 shtetasve shqiptarë e 7 italianë. Arrestimet janë kryer në provincën e Barit, Leçes e Brindizit.

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin kriminal të një bande që trafikonte përmes detit drogë nga Shqipëria drejt Italisë si dhe cigare dhe alkool.  Investiguesit italianë kanë verifikuar sasi të konsiderueshme marijuane të transportuar me gomone nga Shqipëria.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: