Drekë për nxënësit dhe më pak orë mësimi në shkurt, nisin ndryshimet nëpër shkollat e vendit

Drekë për nxënësit dhe më pak orë mësimi në shkurt, nisin ndryshimet nëpër shkollat e vendit
Pas pushimeve të Vitit të Ri ka rinisur shkolla në të gjitha ciklet, por 20180-ta vjen me disa ndryshime. Nxënësit jo gjithmonë ia dalin me oraret e studimit apo me ushtrimet e vështira. Ne pamundësi për kurse private  pasdite, apo për t’i ndihmuar prindërit, këta  nxënës tashmë do t’i bëjnë detyrat në klasë me mësuesit e tyre.

Shkolla  “Ardian Klosi” ne zonën e Alliasit është një nga 4  shkollat e përzgjedhura te Tiranës ku fëmijët do të kenë të përfshirë edhe orarin e studimit.

Në këtë shkollë janë mësuesit e lëndës që do të zhvillojnë  oraret e studimit dhe projekte të ndryshme  deri në ora 16.00 të pasdites.

Projekti të bëjnë detyrat e shtëpisë nis zbatimin brenda janarit, në 20 shkolla në të gjithë vendin.

Fillimisht ky projekt do të zbatohet në Tiranë, Elbasan, Korçë, Lezhë dhe Fier.

Krahas orareve te studimit shkollat kanë të përfshirë edhe drekën. Ne disa prej tyre  ushqimi mbulohet nga kontributi i prindërve dhe në shkolla të tjera me financimet e pushtetit lokal.

Këshilltarja e Ministrit të bujqësisë, Fotini Dhimitri thotë ushqimi në shkolla është një mënyrë për të edukuar ushqyerjen e shëndetshme me produkte organike.

“Në mesin e shkurtit ose në fund të shkurtit do të kemi shkollat e para ku do të jetë implementuar ky projekt. Është menduar të jetë një kantinë e lëvizshme sipas kushteve të çdo shkolle.” Sa për kontrollin e ushqimeve, Dhimitri shton,  “Do të monitorohen nga ne, Ministria e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëse këto produkte janë vërtetë bio nëse ju përmbahen kushteve që do të vendosen që tani.”

Pagesa e mësuesve prej 250 lekë për çdo orë suplementare, do të mbulohet nga Ministria e Arsimit.

Gjithashtu nga 1 shkurti, të gjitha shkollat publike dhe private do të punojnë me orarin e ri, 3 lëndë në 6 orë.

Sipas specialisteve në Ministrinë e Arsimit, kjo nuk do të sjellë ndryshim të programeve në tekste.

Këtë vit duhet theksuar se përjashtim nga zbatimi i orarit të ri do të bëjnë maturat, për shkak se programet e tyre janë ende me kurikulën e vjetër.

Ka pro e kundra, entuziastë e pesimistë lidhur me këtë projekt e ndryshime të tjera në arsim. Janë të shumtë ata që mendojnë se arsimimi në Shqipëri kalon përmes peripecive të shumta, ku cilësia e mësimdhënies dhe e vlerësimit lë shumë për të dëshiruar, si në ciklet e ulëta edhe në universitete, çka ka sjellë situatën kaotike në treg, me diplomat. Në Shqipëri mungon një institucion serioz që të vlerësojë dijen.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: