Eros Grezda "në radarët" e ekipeve europiane, Osijeku pranon oferta

Eros Grezda "në radarët" e ekipeve europiane, Osijeku pranon oferta
Duket se mesfushori i kombëtares Eros Grezda është një talent mjaft premtues dhe i preferuar nga skuadrat evropiane.

Mediat kroate kanë cituar se destinacioni i Grezdas mund të jetë Italia, ndërkohë që ai aktivizohet për ekipin e Osijek.

Sipas mediave, drejtuesit e skuadrës kroate në raste se do të ofrohet vlera e kartonit të tij, janë të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por gjasat janë që në ditët në vazhdim situata të bëhet akoma edhe më konkrete.

Grezda cilësohet si një element shumë cilësor, kjo falë shpejtësisë dhe si një lojtar i paparashikueshëm në duelet direkte, elemente këto që e bëjnë akoma edhe më të preferuar për trajnerë të ndryshëm.

Muaj më parë u përfol për një interesim të Genoas dhe Lazios për lojtarin, po për momentin nuk dihet nëse dy klubet e Seria A kanë shfaqur përsëri interes. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: