Fino ikën nga PS, por nuk dihet nëse e ka dorëzuar mandatin e deputetit

Fino ikën nga PS, por nuk dihet nëse e ka dorëzuar mandatin e deputetit
Bashkim Fino ka dhënë sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste.

Dorëheqja e Finos vjen pas shpalljes së kandidaturës së tij për kreun e FSHF-së. Dorëheqjen Fino ja ka dorëzuar kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Me këtë lëvizje Fino kërkon të tregojë se në garë për kreun e FSHF-së, është ai përballë Dukës dhe jo PS.

Por duhet përmendur fakti se Fino do të vijojë të mbajë mandatin e deputetit, deri ditën e zgjedhjeve në 7 shkurt, dhe do e dorëzojë atë vetëm në rast se shpallet fitues përballë Dukës.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: