“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Flet shoqja Elisa Spiropali: Skënderbeu duhet të largohet, me gjithë kalë!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Flet shoqja Elisa Spiropali: Skënderbeu duhet të largohet, me gjithë kalë!
Satirë

Duke qëndruar te çështja e patentave të reja. Antena jonë po sjell sot reagimin e shoqes Elisa Spiropali. Ajo na telefonoi dhe na shprehu shqetësimin e saj, lidhur me to.

Ja bashkëllafosja e bërë me të:

Elisa Spiropali: Alo, "Antena Jashtë Familjes" jeni?

Antena: Po, neve jemi! Flisni, ju lutem!

Elisa Spiropali: Ç'është kjo gjë që bëjnë ata të shokut Gjiknuri dhe të Drejtorisë së Patentave?! Prapë do paguaj populli, për të marrë patenta të reja?! Janë në vete ata?

Antena: Po thoni që jeni kundër këtij vendimi?

Elisa Spiropali: Plotësisht kundër! Mos të kujtojë shoku Gjiknuri se kam frikë unë. Mos mendoni se më ka zënë gjeli i detit, e nuk di çfarë flas. Do ta ngre këtë problem, edhe në Kuvend. E rropën këtë popull, fare! Njeri ngre çmimin e ujit. Tjetri të patentave. Po s'kanë faj ata, kur i mban me pekule "Skënderbeu ynë"! Luajnë me mirëbesimin e Kryeministrit.

Antena: Ngrijeni, shoqja Elisa! Ishallah, ju dëgjojnë!

Elisa Spiropali: Do më dëgjojnë se s'bën. Shumëkush nga ne që është në forumet drejtuese të partisë, është me patentë. Pra, preken edhe ata nga kjo çështje. I vetmi që s'është me patentë te ne, është "Skënderbeu ynë".

Antena: Meqë më përmendët Kryeministrin. Ndoshta këtë çështje, shoku Gjiknuri e ka këshilluar më parë me Skënderbeun tuaj, shoqja Elisa. Mos e pësoni, nëse dilni kundër?

Elisa Spiropali: U, qyqja! Nuk më kishte shkuar në mendje kjo gjë! Më paska zënë gjeli i detit, vërtet, e nuk e mendova këtë. Atëherë do propozoj diçka tjetër.

Antena: Diçka tjetër? A mund të na i thoni edhe neve?

Elisa Soiropali: Do propozoj që te patenta e re, të hiqet figura e Skënderbeut. Në vend të tij, të vihet figura e Skënderbeut të sotëm. Boll e ka shtatoren në qendër Skënderbeu i vërtetë! Nuk ka përse ta ketë fytyrën e tij edhe në patentë! Përse duhet që njerëzit të mbajnë në patentë, figurën e një njeriu që vetë nuk hipi kurrë në makinë?! Ai duhet të marrë kalin e tij dhe të largohet, e të na lërë të qetë! Shqipëria, tashmë, ka se me cilin ta zëvendësojë!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: