Gjeneral Prenga flet për çështjen e të rënëve grekë: Nuk do të ketë ngritje të varrezave të reja

Gjeneral Prenga flet për çështjen e të rënëve grekë: Nuk do të ketë ngritje të varrezave të reja
Lidhur me vendimin e marrë në muajn dhjetor për çështjen e varrezave të ushtarëve grekë gjatë luftës italo-greke, ka folur gjeneral Dedë Prenga.

Pas vendimit do të nisë nga puna në terren, sipas një harte të miratuar nga komisioni i përbashkët.

Gjeneral Prenga në një intervistë tregoi se nuk do të ketë ngritje të varrezave të reja, dhe se kjo gjë është e parashikuar në marrëveshje.

Ai tha se marrëveshja e vitit 2009 do të mbetet e paprekur dhe se qeveritë nuk kanë më asnjë hapësirë për të shtuar vendvarrime të reja për ushtarët grekë. Varrezat dhe kërkimet për eshtrat e të rënëve grekë do të financohen nga pala greke. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: