Gjuha shqipe në Maqedoni, Nishani: U vendos në vendin e merituar

Gjuha shqipe në Maqedoni, Nishani: U vendos në vendin e merituar
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në vendin fqinjë.

Përmes një statusi në rrjetin social Nishani ka përshëndetur miratimin e gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë.

“Urimet më të mira bashkëkombësve tanë në Maqedoni.

E vendosën gjuhën e bukur shqipe në vendin e merituar.

Bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinj edhe më të mirë për ne !”, shkruan Nishani.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: