Grabitet banesa në Korçë, të zotët e shtëpisë ishin në punë

Grabitet banesa në Korçë, të zotët e shtëpisë ishin në punë
Disa minuta më parë një banesë është grabitur në lagjen Nr.4 në qytetin e Korçës.

Gjatë momentit të vjedhjes, pronarët e banesës ndodheshin në punë ndërkohë që mesa duket grabitësit kanë qenë të informuar për oraret kur shtëpia ishte bosh.

Deri tani nuk dihet sasia e parave apo sendet e vjedhura ndërkohë që forcat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e autorëve.

Duhet përmendur se në qytetin e Korçës janë regjistruar shumë vjedhje gjatë muajve të fundit. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: