Greqia dhe Maqedonia pranë zgjidhjes së çështjes së emrit

Greqia dhe Maqedonia pranë zgjidhjes së çështjes së emrit
Liderët e Greqisë dhe Maqedonisë thonë se kanë punuar fuqishëm për ta zgjidhur kontestin e gjatë me dekada për emrin e Maqedonisë.

“Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, tha se ai e sheh “një dritare të mundësisë” për zgjidhje të kësaj çështjeje. Në këtë kuadër ai dje i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse Greke, që të përmbahet nga kundërshtimi i fuqishëm në mënyrë që fqinji ballkanik të lejohet ta përdorë emrin, të cilin, po ashtu, e ka një provincë veriore në Greqi”, raporton REL.

Tsipras i ka thënë rrjetit shtetëror televiziv ERT se beson se marrëveshja do të sjell përfitime për të gjitha vendet në rajon.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, këtë javë e ka përmendur emrin “Maqedonia e Re” të cilin Athina mund ta pranojë dhe tha se tashmë kur Maqedonia është njohur nga më se 100 vende me emrin aktual, Greqia nuk ka alternativë, përveçse të bëjë kompromis.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, po ashtu, ka thënë se prioritet i tij i lartë është zgjidhja e kontestit për emër, i cili e ka penguar synimin e Maqedonisë për pranim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: