Griezmann dëshiron Barcelonën, United do të tentojë yllin e Real Madrid

Griezmann dëshiron Barcelonën, United do të tentojë yllin e Real Madrid
Tashmë Mourinho është dorëzuar për të sjellë në Manchester yllin e Atletiko Madrid Antoine Griezmann. Duke qënë se flitet se francezi Griezmann është pranë kalimin në Barcelonë, tashmë United ka hequr dorë përfundimisht.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho do të tentojë për anësorin e Real Madridit, Gareth Bale.

Portugezi para disa javësh kishte tentuar francezin e Atletico Madridit, Antonio Griezmann, por ai kërkon pagë të lartë dhe preferon Barcelonën.

Sipas AS, Unitedi tashmë tërë vëmendjen e ka nga ylli i Realit, Gareth Bale.

Kujtojmë që uellsiani ishte prioritet i tyre edhe verën e kaluar, por në fund trajneri Zinedine Zidane vendosi të mos e shiste.

Vlera e ullesianit është rreth 100 milionë euro, aq sa spanjollët paguan pesë vite më parë Tottenhamin.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: