Gripi stinor, vaksina falas për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna

Gripi stinor, vaksina falas për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna
Të gjitha kategoritë në rrezik për komplikacione nga gripi stinor, duke filluar nga fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj., do të bëjnë vaksina falas. Një fakt i tillë bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila thekson se do të zgjerojë shërbimin në mënyrë që të përballohet fluksi i pritshëm në këtë periudhë.

Përveç spitaleve, katër qendra shëndetësore në Tiranë, do të kalojnë në shërbim 24-orësh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët do të mund ta marrin shërbimin ditën dhe natën pranë lagjeve të tyre, pa patur nevojë të shkojnë në spitale.

Ministria fton qytetarët t’i drejtohen qendrave shëndetësore, duke shmangur vajtjen direkte në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjithashtu, u bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë gjestet parandaluese, duke ndjekur disa këshilla të thjeshta, po mjaft të vlefshme, për një dimër pa viruse.

Ku mund të injektohen vaksinat:

▫ Qendra Shëndetësore nr. 6 në Kombinat,

▫ Qendra Shëndetësore nr. 7 në Laprakë,

▫ Qendra Shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-Bllokut,

▫ Qendra Shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: