Homazhe për Rexhep Çelikun, “valltari fluturues” përcillet për në banesën e fundit

Homazhe për Rexhep Çelikun, “valltari fluturues” përcillet për në banesën e fundit
Homazhet për mjeshtrin e madh të koreografisë shqiptare, valltarin Rexhep Çeliku, janë zhvilluar sot në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, vetëm disa dhjetëra metra larg skenës ku “Mjeshtri i Madh” dhe “Nderi i Kombit” u ngjit që në moshën 14-vjeçare.

Rexhep Çeliku u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 64-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai numëron mbi 8 mijë shfaqje gjatë karrierës së tij të gjatë si solist i parë në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.

Rolet e interpretuara në këto vite numërohen në mbi 32 mijë.

Familjarë, kolegë, miq, qytetarë dhe dashamirës të artit i dhanë lamtumirën e fundit njeriut që u quajt edhe “valltari fluturues”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: