Idrizi: Flisnin për votat, por natën bënin marrëveshje me grekët për ta groposur çështjen çame

Idrizi: Flisnin për votat, por natën bënin marrëveshje me grekët për ta groposur çështjen çame
Nga ceremonia e 27-vjetorit të themelimit të Shoqatës Çamëria, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nuk la pa akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama lidhur me bisedimet për çështjen çame me shtetin grek.

“Ne duhet dhe mund ta gjejmë udhën tonë. Enver Hoxha i dënoi me harresë çamët, të tjerët e dënuan me tradhti. Flisnin në tribuna për votat, por natën bënin marrëveshje me grekët për ta groposur çështjen çame.

Ne jemi akti i fundit i ndëshkimit të pabesë, teksa ngrinin shëndete dhe përbetoheshin për Çamërinë. Dikur greku përdorte bandat, sot politikanët tanë me dy fytyra për marrëveshje.

Problemet me fqinjët nuk i krijuam ne, por ata janë gjithmonë problemi.

Nuk dihet a është marrëveshja zgjidhja e problemit. Nuk e di, këto koka të mëdha si do të përballen me kujtesën e kombit”, u shpreh Idrizi. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: